Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës njoftoi se në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë qyteti i Klinës.
Për këtë u njoftua përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë qyteti i Klinës.
Koncerti me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” prej orës 19:00, kjo në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Klinës.
Koncerti është i hapur për publikun”, thuhet në njoftim./FolDrejt/