Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar ndërhyrjet restauruese në Kullën e Ministerit.
Për këtë u njoftua përmes një postimi në profilin zyrtar të kësaj ministrie në facebook, përcjell Fol Drejt.
“Kanë filluar ndërhyrjet restauruese në Kullën e Ministerit
Kulla e Ministerit përfaqëson një epokë të rëndësishme në historinë e qytetit të Pejës, e cila dikur i takonte Bejlerëve. Për të ruajtur strukturat historike, që i japin karakter qyteteve, kjo kullë po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese.
Ky është një projekt i rëndësishëm, duke theksuar rëndësinë e ndërtesave të vjetra për komunitetin, prandaj jemi të lumtur që po luajmë rolin tonë në ruajtjen e tyre.
Ndërhyrjet restauruese po bëhen në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së”, thuhet në njoftim./FolDrejt/