Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përmes një organizimi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka shpërndar 394 tituj librash dhe 19 revista letrare për 32 biblioteka komunale, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit nga MKRS, kjo shpërndarje është financuar përmes thirrjes publike për përkrahjen e botimit dhe blerjes së librave dhe revistave letrare.
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u mbajt ceremonia e shpërndarjes së 394 tituj të librave dhe 19 revistave letrare për 32 biblioteka komunale, të cilat janë financuar nëpërmjet thirrjes publike për përkrahjen e botimit dhe blerjes së librave dhe revistave letrare”, thuhet në shkrimin e MKRS-së në rrjetin social në Facebook.
Në anën tjetër, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka dhuruar libra edhe për Bibliotekën e Preshevës, për Bibliotekën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe për komunën e Kamenicës./Gezim Olluri/FolDrejt/