Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, e mirëpriti miratimin e ligjit Anti-doping.
Se çfarë përfshin shkurtimisht ky ligj u bë publike edhe në profilin zyrtar të kësaj ministrie në rrjetin social, Facebook, përcjell Fol Drejt.
“U përmbush edhe një standard i rëndësishëm ndërkombëtar në sport.
Në Kuvendin e Kosovës, u miratua ligji Anti-doping. Me këtë ligj, kemi krijuar kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë Shtetërore Anti-Doping, institucion ky që do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit të politikës së anti-dopingut në Kosovë, duke përfshirë:
🔹Testimin gjatë dhe jashtë garave;
🔹Procesin e menaxhimit të rezultateve të mostrave;
🔹Mirëmbajtjen e listës së substancave të ndaluara në sport;
🔹Edukimin e sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun.
Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive”, thuhet në postim./FolDrejt/