100 mijë euro për parandalim të vërshimeve janë investuar në Komunën e Ranillugut, ka njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Marrëveshja e mirëkuptimit është nënshkruar nga Ministri i MMPH, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.
Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në shumën e tërësishme në vlerë prej 100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.
Ministri Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është parandalimi i vërshimeve në komunën e Ranillugut.
Ndërsa kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje në projektin “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.