Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se ata si ministri kanë marrë përsipër organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë.
Për këtë ai njoftoi përmes një reagimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Një fitore shumë e madhe për shtetin tonë, ku tashmë Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si mundësi e shkëlqyer për rininë, sportistët, e përgjithësisht për qytetarët tanë.
Si pjesë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për konsolidimin e rrjetit infrastrukturor në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë:
Prioritizimin e përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese; si dhe
Ndërtimin e infrastrukturës së re që mungon.
Punët, projektet dhe investimet tona në infrastrukturë rrugore do të vazhdojnë me intensitet edhe viteve në vijim për të siguruar qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë të pjesëmarrësve në të gjitha qytetet ku do të zhvillohen lojërat.
Po ashtu, lajm shumë i mirë është fakti që si pjesë e organizimit do të jetë edhe Shqipëria, konkretisht qyteti i Durrësit që do t’i mirëpret garat në sportin e lundrimit.
Shumë urime të gjithë qytetarëve!”, thuhet në njoftimin e ministrit aliu./FolDrejt/