Për të parën herë, një modele muslimane ka pozuar për revistën e famshme Sports Illustrated’s, faqet e së cilës mbushen zakonisht me femra gjysmë të zhveshura.
![Image result for halima aden](https://s3.r29static.com//bin/entry/733/0,715,4888,2566/x,80/2171477/halima-aden-is-the-first-2171477.jpg)
Halima, modelja muslimane që shkatërron stereotipet, ishte titulli i artikullit. Aden nuk është e panjohur për shtypin amerikan: në 2016-tën bukuroshja mbushi faqet e para te gazetave kur u kthye në gruan e parë me hixhab që merrte pjesë në konkursin e bukurisë në Minesota.
21 vjeçarja ka zbukuruar edhe kopertinen e Vogue, si dhe pasarelat e Nju Jorkut.
“Çdo gjë është e mundur”, shkroi ajo në Instagram. “Fakti që jam sot tek Sports Illustrated, shkon përtej meje; ai i përcjell një mesazh komunitetit tim dhe mbarë botës se gratë e të gjitha origjinave, pamjes apo mënyrës sesi janë rritur mund të lartësohen për atë që janë”.