Vaksina amerikane “Moderna” merr dritën jeshile nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim urgjent. Ky vendim i OBSH i hap rrugë aplikimit të kësaj vaksine, njëkohësisht kompania ka detyrimin që të furnizojë me doza edhe vendet e varfra. Kjo do të mund të bëhet përmes mekanizimit COVAX.
Një organizim i Bashkimit Europian që u jep mundësi vendeve në pamundësi financiare që të kenë akses në tregun e vaksinave, në betejën e përbashkët kundër koronavirusit.
Pjesë e këtij mekanizimi është edhe vendi ynë. Vaksina amerikane “Moderna” nga testet klinike ka rezultuar 94 për qind efektive. Për prodhimin e saj është përdorur e njëjta metodologji inovative për atë të kompanisë “Pfizer”, duke krijuar imunitet anti-COVID përmes lajmëtarit të ARN-së. Ndërkohë, brenda këtij muaji pritet që OBSH të dalë me një qëndrim zyrtar edhe për vaksinën kineze “Coronavax”, të prodhuar nga “Sinovac”.
Edhe pse ka rezultuar vetëm 52 për qind efektive, ekspertët janë të mendimit se kjo vaksinë parandalon jo vetëm fatalitetet, por edhe shtrimet në spital. Prej më shumë se një muaji, “Coronavac” ka nisur të aplikohet masivisht edhe në vendin tonë, kryesisht për të moshuarit.