Mesfushori kroat, Luka Modric vazhdon të shkruajë historinë me skuadrën e Real Madrid. 36-vjeçari ka arritur të kalojë Alfredo Di Stefano për lojtarin që ka zhviluar më shumë ndeshje në La Liga me skuadrën madrilene.
Ishte viti 2012 kur Modric mbërriti në Madrid nga skuadra e Tottenham. 282 ndeshje të luajtura nga mesfushori kroat me “Los Blancos”.
Sipas mediave spanjolle, vetëm një lojtarë tjetër ka më shumë ndeshje me Realin se sa 36-vjeçari kroat. Është pikërisht CR7 i cili ka zhvilluar 292 me “Los Blancos”.
Fjalët më të mëdha për kroatin i ka thënë edhe presidenti Florentino Perez: “Ne jemi të lumtur dhe optimistë që kemi gjetur një drejtim të ri fitues me Modric në kullën e regjisë. Ai është i denjë ta fitojë sërish ‘Topin e Artë’. /abcnews.al