Luka Modric i ka komunikuar Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi pasi ka marrë një ofertë prej 120 milionë eurosh për tre vjet nga Arabia Saudite, sipas Ok Diario, përcjell Fol Drejt.
Kroati ishte në rrugën e duhur për të rinovuar kontratën e tij në Bernabeu për një vit tjetër, por tani gjërat mund të ndryshojnë pas një kthese dramatike të ngjarjeve. /FolDrejt/