Si pjesë e vizionit të tyre për të fituar ofertën për organizimin e Kupës së Botës 2030 së bashku me Greqinë dhe Egjiptin, Arabia Saudite po kërkon të tërheqë disa nga talentet më të mirë në futboll.
Sipas El Mundo-s, futbollistët e Real Madridit, Luka Modrić dhe Karim Benzema janë dy lojtarët që kërkohen nga Arabia. Thuhet se vetë qeveria e Arabisë Saudite është e përfshirë në sjelljen e tyre.
Të dy veteranëve u ofrohen 30 milionë euro në sezon për dy vite. Megjithatë, raporti thekson se Real Madridi është i qetë pavarësisht interesimit dhe faktit që kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në fund të sezonit, transmeton Fol Drejt.