Kombëtarja kroate e futbollit do të përballet me Marokun të shtunën nga ora 16:00 për medaljen e bronztë.
Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Modriçit me fanellën e Kroacisë.
“Dilema e Luka Modriqit: rri me Kroacinë ose përfundon me kombëtaren për të zgjatur jetën e tij sportive në Madrid ”, është titulli i shkrimit në El Mundo.
“Kroati mund ta shpallë vendimin e tij pas ndeshjes për vendin e tretë. Kombëtarja beson se do të vazhdojë të luajë deri në Europianin e vitit 2024, ndërsa Real Madridi është në pritje të vazhdimit të kontratës. Luka Modric nuk është Gareth Bale dhe nuk vepron si ai. Nuk dihet nëse i pëlqen golfi dhe angazhimi i tij për kombëtaren është i madh, si shumica e fëmijëve të luftës ballkanike.
Ndërkohë që ai pret ndeshjen për vendin e tretë, priten informacione nëse ai do të përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare apo do të vazhdojë deri në Euro 2024 në Gjermani, kualifikimet e të cilit fillojnë në mars të vitit 2023. Tre muaj më vonë i skadon kontrata aktuale me Real Madridin” , shkruan El. Mundo.
Spanjollët pretendojnë se Reali planifikon t’i ofrojë Modric një kontratë të re. Sipas tyre, Modriq, ndryshe nga Ronaldo , mund të ndjekë fizikisht tempin e lojës edhe në moshën 37-vjeçare.
“Cristiano Ronaldo është një karikaturë e vetes në të njëjtën moshë dhe futbolli jashtë Europës e pret atë, jo niveli i parë ”, krahasoi El Mundo./FolDrejt/