Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se i është plotësuar dëshira për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e atij klubi anglez në Premier League, sipas mediave britanike.
Liverpool mbrëmë ka mundur 7:0 Manchester United në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premierligës dhe futbollisti egjiptian ka shënuar dy gola. Salah u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpoolit në Premier League me 129 gola, përcjell Fol Drejt.
Ai theu rekordin e sulmuesit legjendar të Liverpool-it, Robbie Fowler, i cili gjatë karrierës së tij si lojtar shënoi 128 gola për klubin Anfield në Premier League./FolDrejt/