Moldavia ka thënë se është “gati për çdo skenar” pasi Moska përdor burimet e energjisë si një “mjet për shantazh”.
Kjo vjen pasi kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom akuzoi Kievin për mbajtjen e furnizimeve me gaz të destinuar për Moldavinë dhe se mund të fillojë të reduktojë furnizimet me gaz në vendin e Evropës Lindore që kalon përmes Ukrainës nga 28 nëntori, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ukraina ka mohuar pretendimin e Gazprom dhe Moldavia ka thënë se Rusia nuk ka dërguar asnjë sinjal se do të ndalojë furnizimin me gaz muajin e ardhshëm.
Moldavia, e cila varet nga Rusia për gazin e saj, tha të mërkurën se do të paguajë për çdo dërgesë gazi.
“Nuk ka sinjale se Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Moldavinë në dhjetor. Por qeveria është gati për çdo skenar, pasi Rusia vazhdon të përdorë burimet e energjisë si një mjet shantazhi,” tha kryeministrja Natalia Gavrilita për televizionin PRO-TV./FolDrejt/