Në tetor, autoritetet moldave ranë dakord me Gazprom për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz me një rishikim të borxhit të Moldovagaz në 2022.
Moldavia po diskuton me partnerët evropianë krijimin e një fondi për subvencione për të zbutur pasojat e rritjes së çmimit të gazit, tha kryeministrja e këtij vendi, Natalija Gavrilica, transmeton Fol Drejt.
“Ne po shqyrtojmë skenarë për blerjen e gazit në treg. Ne po negociojmë me partnerët e BE-së për një platformë të përbashkët për blerjen e gazit, duke u përpjekur t’i bindim ata të krijojnë një fond solidariteti që do t’u mundësojë vendeve si Moldavia të zbusin ndikimin e rritjes së çmimeve.” tha Gavrilica të hënën./FolDrejt/