Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhvillimeve pas takimit të Brukselit, duke thënë se kryeministri Kurti u dorëzua duke pranuar marrëveshjen.
“Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEWS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit”, është shprehur tutje Molliqaj në një postim në facebook.
Sipas tij, Kosova mori sonte obligim ligjor që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër.
“E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër.
Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje.
Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës!”, ka shtuar Molliqaj tutje./FolDrejt/