Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Hekuran Murati, pas një postimi të ri-shpërndarë së fundi rreth UÇK-së.
Në një postim ku Murati më 2016 thoshte për veteranët se “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile, duan me na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt.
“Bile edhe mercenarë me pasë angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtu veç 120 milionë euro. Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me iu thanë”, kishte shkruar Murati aso kohe.
Për këtë postim, Molliqaj tha se “Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së”.
Ai, gjithashtu ka bërë publik edhe numrin privat të Muratit, duke u bërë thirrje që atij t’i dërgojnë mesazhe me tekstin “dorëheqje”.