Oborri qeveritar u mbushë me qytetarë, mesditën e së shtunës.
Qytetarët erdhën te objekti i ekzekutivit, për t’i kërkuar që të ndaloj shtrenjtimin e rrymës.
Atyre iu priu Partia Socialdemokrate që e thirri këtë protestë.
Organizatori, Dardan Molliqaj, akuzoi kryeministrin, Albin Kurti se po lejon favorizimin e bizneseve dhe po dëmton qytetarët, njofton Klan Kosova.
Tutje tha se shefi i qeverisë, favore po i kryen edhe një ndërmarrjeje private.
Kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi, protestuesit e shprehën edhe duke hedhur disa poqa elektrik dhe qirinj në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.