Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, thotë se institucionet e Kosovës mashtruan lidhur me sulmin ndaj policëve në veri të vendit.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se është skandaloze ajo që thanë Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti, kur folën për sulmin në veri.
“Albin Kurti, qeveria Kurti është e papërgjegjshme në secilën situatë. Nëse ti e sheh çka flet në politikën e jashtme ose në problemin e sigurisë, për mua është skandaloze”, tha Molliqaj.
“Ministri i Punëve të Brendshme dhe kryepolici del dhe thotë “kemi pasur sulm terrorist”, ky është mashtrimi më i madh që ti mundesh me bo”, shtoi Molliqaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
“Unë e di çka domethënë me qenë një sulm terrorist dhe çka jo. Sulmi terrorist bëhet ndaj vendeve publike civile, e artikuluar përmes një qëndrimi publik. Duhet me pasur një organizatë që shpreh qëllime dhe që ka për tendencë frikësim. Na nuk kemi parë asnjë deklarim publik të asnjë grupi politik, ushtarak, kriminal që ka thënë diçka. Nuk është sulmuar asnjë vend publik në kuptimin ku rrinë qytetarët”, shpjegoi Molliqaj.
“Prej që ka nis konflikti Ukrainë-Rusi, ne kemi deklarata të vazhdueshme që lufta ka pasur me ja nis para një muaji në Kosovë. E kanë frikësuar këtë popull, e kanë shti kërkesë artificiale ndaj produkteve, rritje të çmimeve artificiale dhe tani kishe po ndërhynë dhe prapë vaji sot është po aq shtrenjtë sa ka qenë në ditën kur policia ka ndërhyrë në depot e dyqaneve. Dhe nuk flitet më për këtë punë”, theksoi ai.