Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), ka thënë kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj është privuar nga liria kundërligjshëm.
Ky subjekt pretendon se ftesat e Policisë nuk janë dorëzuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa kanë publikuar aktgjykimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
KRYETARI I PSD-SË DARDAN MOLLIQAJ U PRIVUA NGA LIRIA KUNDËRLIGJSHËM!
Ky është aktvendimi i shqiptuar mbrëmë nga Gjykata Themelore në Prishtinë kundrejt Dardan Molliqajt. Masën e shqiptuar e vlerësojmë si jo proporcionalë në raport me veprën e dyshuar penale dhe të gjitha rrethanat e këtij rasti, andaj edhe ndaj të njëjtit aktvendim do të parashtrojmë ankesë pranë Gjykatës së Apelit.
Por, ky aktvendim dëshmoi atë që e thamë prej fillimit. Policia arrestimin spektakular në hapësirat e televizionit T7 e ka bërë në mungesë të një urdhërarresti. Për më tepër, Prokuroria ka pranuar një kallëzim penal për këtë vepër një ditë pas arrestimit të tij. Gjithashtu, Gjykata vërtetoi se ftesat e Policisë nuk janë dorëzuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.
Të gjithë këtë veprimtari të orkestruar e të paautorizuar me ligj do ta denoncojmë pranë shumë organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Për më tepër, këto shkelje do i adresojmë përmes të gjitha mundësive ligjore që i kemi në dispozicion.