Një anije luftarake ruse u godit nga forcat ukrainase, për ta mbrojtur portin e Odessa nga trupat pushtuese.
Ky fakt është bërë i ditur nga marina e Ukrainës. Në videon në fjalë shihen forcat e mbrojtjes ukrainase, me bazë në Odessa, duke brohoritur teksa shkëmbejnë zjarr me anijet në Detin e Zi në orët e para të mëngjesit, raporton Daily Mail.
Thuhet se forcat ukrainase kanë goditur anijen patrulluese ruse ‘Vasily Byko’.
“Sot, 7 Mars 2022, njësitë detare të Marinës të Forcave të Armatosura të Ukrainës që mbrojnë rajonin e Odessa-s goditën një anije armike”, njoftoi ushtria ukrainase.