Një ortek bore ka rënë sot jashtë pistës së skijimit në Brezovicë, ku gjatë asaj kohe kanë qenë katër persona duke skijuar, e që janë shpëtuar nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ky ekip, bashkë me një grup vullnetarësh kanë filluar menjëherë kërkimin, por që nuk kanë hasur në të tjerë që mund të jenë në atë zonë.
Deni Hameli, kryetar i ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, Klankosova.tv bëri të ditur se kërkimi është ndërprerë.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e momentit të fillimit të ortekut në pistën e skijimit në Brezovicë.