Një burrë 69-vjeçar i mbijetoi në njëfarë mënyre – por mrekullisht – goditjes nga një pemë rreth 12 metra e lartë kur ajo ra mbi të gjatë stuhisë Eunice.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, inxhinieri i gazit Nigel Ward pësoi një thyerje të shtyllës kurrizore dhe thyerje të këmbës kur pema u rrëzua mbi të, ndërsa ai kujdesej për kuajt e tij në Wareham, Dorset, rreth orës 12:30 pasdite më 18 shkurt.
Pamjet e kamerave të sigurisë zbulojnë se si Ward nuk kishte asnjë shans të dilte nga rruga kur pema 30-vjeçare u shkul papritur nga erërat e forta, përpara se të rrëzohej.
Ai arriti të nxirrte celularin e tij, por kur u përpoq të telefononte gruan Karen nga poshtë pemës, ajo nuk e dëgjoi siç duhet dhe e mbylli telefonin.
Megjithatë, ai e thirri përsëri dhe ajo dëgjoi britmat e tij për ndihmë dhe ngriti alarmin.
Ward qëndroi i bllokuar nën degët e trasha të pemës për 45 minuta, ndërsa zjarrfikësit prenë dru për ta çliruar.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku tani po pret të dëgjojë nëse ka nevojë për operacion për dëmtimet e shtyllës kurrizore.