Për Giovanni Simeonen e Napolit mbrëmja e Ligës së Kampionëve ka qenë e veçantë. Simeone ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në Ligën Kampionëve dhe për të shënuar gol.
Në moshën 13 vjeçare Simeone kishte bërë tatuazh në dorën e tij logon e Ligës së Kampionëve, duke ëndërruar që një ditë të bëhet pjesë e garës më prestigjioze për klube në futboll “Ligës së Kampionëve”, shkruan Fol Drejt.
Në debutimin e tij me Napolin në Ligën e Kampionëve kundër Liverpulit, futbollisti i Argjentinës ka arritur të shënoj gol dhe me rastin e festimit të tij ka puthur logon që e kishte bërë në moshën 13 vjeçare.
Napoli ka arritur fitore me rezultat 4-1 kundër Liverpulit në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve./G.O/FolDrejt/