Pesë persona mbetën të vdekur pasi forcat ruse goditën një kullë televizive në Kiev të martën. Sulmi nxori disa kanale jashtë transmetimit dhe dëmtoi një memorial aty pranë për viktimat e Holokaustit nazist.
Pamjet e publikuara nga The Guardian tregojnë një shpërthim të madh dhe tym që del nga kulla.
Më herët, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi se Rusia po planifikonte të prishte komunikimet dhe të përhapte informacione të rreme për një kapitullim ukrainas.