Një ushtar ukrainas ka filmuar momentin kur me predhën anti-tank Javelin, hedh në erë një autoblindë ruse e cila po lëvizte rrugëve të një qyteti në Ukrainë.
Deri më tani nuk dihet se në cilin vend saktësisht ka ndodhur ky sulm, por një gjë është e sigurt që ushtria ukrainase së fundmi është bërë makth për rusët me predhat Javelin, transmeton Telegrafi.
Videoja është shpërndarë në masë të madhe dhe është një prej shumë aksioneve tjera të këtij batalioni, që për asnjë moment nuk po i dorëzohen agresionit rus.
‼️Полк «Азов» продовжує знищувати ворожу техніку pic.twitter.com/1B2RvgKNXE
— АЗОВ (@Polk_Azov) April 19, 2022