Diego Simeone pranon se është “momenti i tij më i vështirë” pasi Atletico u eliminua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, por ai nuk ka në plan të largohet nga klubi, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Atletico Madrid u eliminua nga Liga e Kampionëve të mërkurën pasi barazoi 2-2 me Bayer Leverkusen, me Yannick Carrasco që humbi një penallti dramatike në kohë shtesë. Megjithatë, Simeone është zotuar se, pavarësisht se kjo është një situatë shumë e vështirë, ai do të vazhdojë në pozicionin e tij në klub dhe do të kthehet në edicionin e ardhshëm me energji të përtërirë për të fituar trofeun.
Është momenti më i vështirë, por unë do të vazhdoj të insistoj që ky klub të marrë diçka që na nevojitet, siç është Liga e Kampionëve”, u tha ai gazetarëve pas ndeshjes.
Kjo është hera e dytë në një dekadë që Atletico nuk arrin të kalojë në fazën eliminatore të kompeticionit elitar kontinental. Ky trofe mbetet i pakapshëm për menaxherin argjentinas pasi ai ka fituar çdo trofe tjetër, përfshirë La Ligën dhe Copa del Rey, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll.
Pas një nate zhgënjyese në Ligën e Kampionëve, ata tani do të zhvendosin vëmendjen e tyre në La Liga, ku do të përballen me Cadiz si mysafirë. /FolDrejt/