Mbretëresha e Britanisë doli sot në detyrën e parë publike që prej vdekjes së bashkëshortit të saj Princ Philip një muaj më parë, karrigia e të cilit ishte hequr për ceremoninë e Hapjes Shtetërore të Parlamentit, për herë të parë në 120 vjet.
‘Madhëria e saj’ mori pjesë në ceremoninë e reduktuar në dhomën e lartë të parlamentit ku lexoi axhendën e kryeministrit Boris Johnson, e mbështetur nga i biri, Princi Charles.
Herën e fundit që karrigia e bashkëshortit të monarkut ishte hequr për ceremoninë, ndodhi në 1901 për mbretëreshën Alexandra, gruan e mbretit Edward VII.
Princi Charles ishte ulur edhe më parë në karrigen e bashkëshortit të mbretëreshës, por në ceremoninë e sotme ai u ul me Dukeshën e Cornwall në karriget e vendosura anash.
Monarkia 95-vjeçare nuk mbante maskë fytyre ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të ceremonisë po.
Prezenca e Charles në krah të saj këtë vit, kaq shpejt pas vdekjes së 99-vjeçarit Philip më 9 prill, konsiderohet si një shenjë e rritjes së staturës së tij mbretërore.
Pas mbretëreshës kryeministri Johnson foli për të siguruar rekuperimin e vendit nga Covid-19 dhe per masat për hapjen e vendeve të punës.
Ai paralajmëroi se nuk mjafton rikthimi në stilet e para-pandemisë dhe paraqiti planet legjislative për seancën e ardhshme të parlamentit.