Rastet me falsifikim të parave janë raportuar edhe më shumë ditëve të fundit në Kosovë. E më së shumti hasen kartëmonedha 100 euro dhe monedha 2 euro.
E deri tash janë me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Drejtori i departamentit për traseologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Milazim Tahirukaj, ka thënë për “Kosovapress” se ditëve të fundit kanë pranuar raportime të shumta të parave të falsifikuara.
“Ditëve të fundit ka raportime që ka shumë kartëmonedha dhe monedha të falsifikuara. Por ne ju njoftojmë se në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka prurje dhe ka rritje të numrit të rasteve dhe në përgjithësi, krahasuar me vitet paraprake, sa i përket kësaj periudhe”, ka thënë Tahirukaj.
Ai ka thënë kartëmonedha më e falsifikuar, është ajo prej 100 euro, ndërsa prej monedhave është 2 euro.
“Në bazë të statistikave dhe krahasimeve mes kësaj periudhe dhe periudhës së vitit kaluar, e kemi edhe këtë vit sikur se vitin e kaluar, kartëmonedhën 100 euro, e cila është më e falsifikuar sa i përket kartëmonedhave, ndërsa sa i përket monedhave që janë me mijëra monedha të falsifikuara, e kemi monedhën 2 euro”, ka thënë ai, duke shtuar se po bëhen përpjekje për një trajnim duke përfshirë të gjitha bankat komerciale.
Sipas tij, ka rritje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara më shumë se në vitin 2021.
“Vitin e kaluar, kuptohet monedhën 2 euro e kemi pas përmbi 5 000 mijë copë të falsifikuara, ndërsa këtë vit e kemi rreth 1 000 mijë. Edhe te kartëmonedha 100 euro është sikur që ka qenë 2021, ashtu e kemi edhe 2022, por ka rritje të numrit të kartëmonedhave, më shumë se 2021. Te monedha është e kundërta për momentin”, ka thënë ai.
Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Feriz Selimaj, treguar disa specifika që mund të dallohen monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara.
“Secila kartëmonedhë origjinale i posedon tiparet e sigurisë…0:16 Si shenja ujore, apo numri me shtypje të lartë…E kemi këtë kartëmonedhë në vlerë 100 euro, e cila ka ardhur në divizionin e dokumenteve dhe dorëshkrimeve për ekzaminim. Fillimisht e bëjmë një kontrolle vizuale me sy të lirë, e shohim se a përputhet me urdhëresën vlera e kartëmonedhës, pastaj vazhdojmë me metodat optike apo me pajiset laboratorike që i posedojmë… Ne përveç ekspertimit bëjmë edhe krahasim, sepse i posedojmë mostrat. Kjo është një kartëmonedhë origjinale apo mostra standarde dhe në të njëjtën kohë e bëjmë krahasimin me kartëmonedhën e dyshuar e cila ka ardhur në divizion. Kartëmonedha lartë është mostra origjinale, ndërsa kartëmonedha poshtë është e dyshuar për falsifikim… Me shenjën ujore, është një tipar shumë i rëndësishëm i cili është integruar gjatë prodhimit të letrës, sepse kemi disa tipare që vendosen gjatë prodhimit, dhe disa pas prodhimit të letrës. Në këtë rast shenja ujorit është tipar i sigurisë i cili vendoset gjatë prodhimit të letrës, pra këtë tipar të sigurisë e identifikojmë apo e ekzaminojmë me anë te dritës transmetuese, pra në këtë rast siç shihet lartë, nën ndikim e kësaj drite transmetuese shenja ujore te mostra standarde është e qartë, shihet që është e integruar, kurse te kartëmonedha poshtë e cila është e dyshuar, nuk e posedojmë fare”.
“Kemi edhe raste të shumta të monedhave metalike që vine te ne. Këtu e kam një monedhë në vlerë 2 euro, e cila ka ardhur për ekspertim. Po ashtu edhe këto i identifikojmë përmes kësaj aparature, pra këtu zakonisht e kontrollojmë stampimin të yjeve, p.sh. këtu i kemi 12 yje, gjashtë larte, gjashtë poshtë, kemi vlerën numerike 2, kemi mbishkrimin euro, kemi hartat e shteteve që siç shihet edhe në imazh janë shumë në kualitet të dobët, kurse të monedha metalike, mostra standarde e vëreni që stampimi është i qartë, yjet janë të qartë dhe vlera e numrit është e qartë”, ka thënë ai.