Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi deklaron se Bashkia e Elbasanit nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të shpëtuar shtëpinë ku kanë lindur gjyshi dhe stërgjyshi i tij Dhimitër Shuteriqi dhe Simon Shuteriqi.
Përmes një postimi në Instagram, teksa ka shpërndarë një foto nga banesa, Blushi shkruan se ky monument kulture është lënë në harresë.
Reagimi:
Shtepia jone ne lagjen “Kala” Elbasan
Shtepia ku kane lindur Dhimiter Shuteriqi ,Simon Shuteriqi gjyshi dhe stergjyshi im si dhe Konstandin Kristiforidhi, daja i tyre.
Bashkia e Elbasanit nuk ka bere asgje per ta shpetuar kete monument kulture nga rrenimi i historise./FolDrejt/