Japonezët fituan 2:1 pas një kthese në pjesën e dytë dhe Morata ishte golashënuesi i vetëm për skuadrën e Luis Enrique.
“Është futboll, i mrekullueshëm, me të vërtetë. Gjëja më e rëndësishme është që jemi në fazën e dytë. Duhet të mendojmë me kujdes dhe të analizojmë lojën”, tha Alvaro Morata.
“Në çdo Botëror që kam parë, më kujtohen skuadrat që kanë kaluar disa momente të vështira. Duhet ta bëjmë edhe ne dhe ju duhet të na besoni. Tani jemi të përqendruar në fazën eliminatore dhe do të përpiqemi të mos lejojmë të përsëritet kjo lloj disfate, që të mos shkojmë në shtëpi”, tha sulmuesi i Atletico Madrid.
Spanja do të luftojë për një vend në çerekfinale me Marokun dhe ajo ndeshje do të luhet të martën në orën 16:00, transmeton Fol Drejt.