Në Poloni, importi i naftës ruse do të jetë pothuajse zero në shkurt dhe mars, tha sot kryeministri Mateusz Morawiecki.
Ai deklaroi se Varshava vazhdon të ndërmarrë hapa për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kompania polake e naftës (PKN) Orlen tha të shtunën se Rusia kishte ndaluar dërgesat e naftës në Poloni përmes tubacionit Druzhba, duke thënë se rafineria polake do të përdorte burime të tjera për të kompensuar./FolDrejt/