Policia e Kosovës (PK), ka dhënë detaje në lidhje me mbarëvajtjen e protestës së djeshme, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas raportit 24 orësh, protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore dhe në të kanë marr pjesë rreth 200 protestues.
“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, thuhet në raport.
Po ashtu, siç njofton policia, protesta ka kaluar pa asnjë incident.
“Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet në raport. /FolDrejt/