Në Iran deri më tani janë arrestuar 14 shtetas të huaj lidhur me ngjarjet në protestat e nisura pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane ‘Fars News’, 14 shtetas të huaj, përfshirë shtetas amerikanë, britanikë, francezë dhe afganë, janë arrestuar në lidhje me protestat kundër qeverisë së vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Hetimet tregojnë se shtetas të 14 vendeve, përfshirë SHBA-në, Rusinë, Austrinë, Francën, Anglinë dhe Afganistanin, janë arrestuar në lidhje me trazirat e fundit në vend. Shtetasit afganë janë ndër më të arrestuarit”, thuhet në raport.
Në lajmin e agjencisë ‘Fars News’, ku nuk njoftohet se kur janë bërë arrestimet, nuk jepet asnjë informacion nëse në këtë numër përfshihen edhe nëntë shtetasit e huaj të arrestuar më herët nga Ministria e Inteligjencës.
Në lajm gjithashtu thuhet se ambasada gjermane në Teheran “luajti një rol serioz dhe efektiv në presionin diplomatik dhe koordinimin ndërkombëtar për të shkaktuar kryengritjet në vend” dhe se zyrtarët e ambasadës gjermane “po negociojnë me zyrtarë të disa ambasadave evropiane se si të zgjerojnë nivelin e konflikteve dhe trazirave”./FolDrejt/