Një grua në Kaliforni ka gjetur më shumë se 36 mijë dollarë në divanin të cilin e mori falas në webfaqen e shitblerjeve – Craiglist.
Vicky Umodu tha se ajo vuri re një set me dy divane dhe një karrige që jepej falas në Craigslist dhe mendoi se do të ishi te përsosura për shtëpinë e saj të re. E telefonoi personin që i postoi dhe zbuloi se mobiljet i përkisnin një të afërmi të vdekur së fundmi dhe se familja po përpiqej të hiqte qafe gjithçka në pronë.
“Sapo u transferova dhe nuk kam asgjë në shtëpinë time. Isha shumë e emocionuar, kështu që e morëm dhe e sollëm,” tha Umodu për KABC-TV, përcjell Fol Drejt.
Ajo shtoi tutje se shpejt zbuloi se kishte diçka të pazakontë në jastekun e poshtëm të divanit, kështu që e hapi zinxhirin dhe shikoi brenda.
“Mund të ndjeja se kishte një tufë letrash”, tha ajo për The Washington Post. “Kur e hapa, u trondita. Fillova të bërtisja”.
Jastëku përmbante zarfe të shumta që rezultuan se brenda kishin më shumë se 36 mijë dollarë para të gatshme.
Umodu më pas foli me personin që i dhuroi mobiljet, i cili i kumtoi se familja kishte zbuluar zarfe të tjera parash të fshehura përreth shtëpisë.
Ata i dhanë Umodus një shpërblim prej 2 mijë e 200 dollarësh për kthimin e zarfeve me para, të cilat ajo tha se planifikon t’i shpenzojë për të blerë një frigorifer të ri./FolDrejt/