Me një proces të shkurtuar Gjykata e Solothurnit e ka dënuar me 24 muaj burg me kusht dhe shtatë vjet dëbim shqiptarin 20 vjeçar, shkruan “Solothurner Zeitung”, përcjell foldrejt.com. Arsyeja e kësaj mase drastike është se 20 vjeçari ka shkelur disa herë ligjin zviceran, kurse në 2 prill është kapur në shtëpinë e tij në Bettlach me 1.5 kilogram heroinë, përcjell foldejt.com.
Sipas shkrimit të medias zvicerane, 20 vjeçari kishte marrë 1500 euro hua për të shëruar nënën, kurse më pas nuk kishte pasur mundësi për ti kthyer. Si kusht, huadhënësi e kishte detyruar 20 vjeçarin që të niste si “turist kriminal” në Zvicër, ku do shiste drogë.
Gjykata e ka paraqitur 20 vjeçarin si bashkëpunues dhe e ka pranuar fajin, andaj procesi ka qenë i shkurtuar.
Për shkak të pranimit të fajit, 20 vjeçari do mund të udhëtojë këtë të premte (13 dhjetor) drejt Tiranës, për të festuar datëlindjen e tij sëbashku me nënën e sëmurë. Megjithatë, ai nuk duhet të tentojë që të shkojë drejt Zvicrës për shtatë vitet e ardhshme./Foldrejt.com