Policia e Kosovës (PK), përkatësisht Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKE), ka kapur në flagrancë një zyrtar të Ministrisë së Kulturës, duke qenë që ky i fundit kishte marrë një shumë të majme si ryshfet, nga dy biznese, transmeton Fol Drejt.
Shuma të cilën zyrtari në fjalë thuhet që e ka marrë në formë ryshfeti, sipas informatave të policisë, është 5.850 euro.
Këto janë detajet e raportit:
“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”/FolDrejt/