Njohësi i rrethanave politike, Haki Morina, konsideron se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të lidhur koalicionin qeverisës shpërfaqë joseriozitetin karrshi shtetndërtimit.
Ai ka komentuar negociatat e këtyre dy subjekteve për formimin e koalicionit.
“Siç po shihet, deri tani nuk ka patur negociata normale për formim të institucioneve shtetërore, por thjeshtë lojë ose fushatë elektorale me dy lojtarë në fushë. Pra bëhet fjalë për poste, edhe pse ata hynë në fushatë për ndryshimin e qeverisjes, e jo për ndarje të plaçkës. Çka tregon kjo? Kjo tregon që ne si shoqëri nuk e kemi seriozisht shtetndërtimin. Kjo tregon që ne nuk jemi serioz me vetveten. Kjo tregon që jemi larg vetëdijes edhe ballkanike, se lëre më asaj evropiane. Parulla për “çlirimin” e Kosovës, nga këto dy parti, ishte mashtrimi më i madh që ju bë Kosovës, që nga viti 1999”, ka thënë Morina.