Të dielën e fundit në Wallisellen ZH të Zvicrës shumë persona mbetën të lënduar nga një aksident tragjik. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një gare ilegale, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në nau.ch.
Nga kjo garë ilegale janë kapur shtatë persona, prej të cilëve njëri ndodhet në paraburgim. Të gjithë janë djem të moshave nga 22 deri 29 vjet dhe me origjinë zvicerane dhe kosovare.
I paraburgosuri është 29 vjeçari nga Kosova./Foldrejt.com