Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur opozitës, e cila e kritikoi për shtyrjen e vendimit për implementimin e reciprocitetit kundër Serbisë, shkruan Fol Drejt.
Ai ua kujtoi opozitarëve që këtë masë kanë mundur ta marrin për 11 vite me radhë, kur ai nuk ishte në pozitë:
“Tash kur po diskutojmë për reciprocitetin, më mirë është të kishte ndodhur më 1 gusht. Por, unë them se më mirë është më 1 shtator se fare. A më së mirti kishte me qenë në vitin 2011 kur jeni marrë vesh në Bruksel”, është shprehur kreu i ekzekutivit.
Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi për reciprocitet, u morr sidomos, për arsye se Beogradi e filloi një fushatë të egër diplomatike.
“Ne nuk besojmë që s’kemi bërë fushatë të mirë e të mjaftueshme. Për 10 minuta u ngritën 9 barrikada dhe u dëshmua edhe njëherë se janë të organizuara nga regjimi i Beogradit. Në rrethanat që ndodhemi, kemi marrë vendimin e duhur. Jemi të vendosur në atë që bëjmë dhe kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar”. /FolDrejt/