Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

“Mos i keqpërdorni për qëllime politike policët e rrëmbyer të Kosovës”

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kërkuar që të mos keqpërdoret rasti i policëve të rrëmbyer, sidomos për arsye politike, shkruan Fol Drejt.

Nëpërmjet një komunikate, KMDLNj thotë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se as Qeveria e Kosovës, e as ndonjë institucion tjetër, nuk kanë qasje tek policët e rrëmbyer e të mbajtur tash e sa ditë në paraburgim në Serbi.

KMLDNj thotë se është shfaqur vullnetare për t’i vizituar policët:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Se çka thotë Aleksandar Vuçiq nuk paraqet ndonjë interes për faktin se nuk është burim i pavarur i informatave. Po të donte, pa asnjë dyshim do të siguronte qasje për të vizituar policët e rrëmbyer nga ndonjë burim i pavarur në ndërkohë që KMDLNj –ë ka shfaqë vullnet dhe gatishmëri që në çdo kohë, nëse sigurohen kushtet, t’i vizitojë policët e Kosovës.”

Kjo është komunikata e plotë:

Tre policë të Policisë së Kosovës që u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës pas qëndrimit në ndalim policor iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe tani, sipas mediave serbe ata janë në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, Serbi. Këtë e vërtetoi edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që në një drejtim qytetarëve të Serbisë, midis tjerash deklaroi se ata nuk i ka prekur askush me dorë dhe po trajtohen sikur të ishin në hotel në kohën që, së paku deri më sot nuk ka lejuar asnjë burim të pavarur t’i vizitojë policët e rrëmbyer e që do të raportonte për gjendjen e tyre apo trajtimin eventual jo të mirë ndaj tyre.

Serbia nuk është e njohur për trajtimin e mirë të personave të privuar nga liria sepse trajtimi i tyre nuk monitorohet nga burimet e pavarura. Për rastet e të të arrestuarve (më herët), shtetas të Kosovës, KMDLNj–ë nuk ka informata se janë keqtrajtuar gjatë bisedave me ta dhe familjarët prandaj edhe me rastin e trajtimit të tre policëve të rrëmbyer, në mungesë të informatave askush nuk mund të thotë asgjë konkrete për keqtrajtim eventual.

Se çka thotë Aleksandar Vuçiq nuk paraqet ndonjë interes për faktin se nuk është burim i pavarur i informatave. Po të donte, pa asnjë dyshim do të siguronte qasje për të vizituar policët e rrëmbyer nga ndonjë burim i pavarur në ndërkohë që KMDLNj –ë ka shfaqë vullnet dhe gatishmëri që në çdo kohë, nëse sigurohen kushtet, t’i vizitojë policët e Kosovës.

Institucionet e Kosovës, kurrë dhe në asnjë çast nuk kanë penguar vizitat e monitoruesve apo familjarëve në raste kur shtetasit e Serbisë apo serbët e Kosovës (me shtetësi të dyfishtë) janë arrestuar në Kosovë, qoftë gjatë paraburgimit apo vuajtjes së dënimit. Pra, institucionet e Kosovës janë treguar shumë transparente duke lejuar vizitat përjashtuar rastet e fundit kur, në pamundësi të dërgohen në mbajtje për shkak të bllokadave, janë mbajtur në veri në mbajtje të improvizuar. Që paradoksi të jetë edhe më i madh, as shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd, deri më sot nuk i është lejuar t’i vizitojë policët e arrestuar.

Opinioni duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës e dhe asnjë institucion tjetër nga Kosova nuk ka asnjë mundësi të ketë qasje te policët e rrëmbyer prandaj, thuaja të gjitha deklaratat janë deklarata politike, për përdorim të brendshëm. Është joserioze nga një politikan që të deklarojë se ndaj policëve kosovarë është përdorur dhunë në kohën kur nuk e kanë asnjë informatë të vetme. Vetëm sa shqetësojnë familjarët dhe opinionin duke shpërndarë informata të pavërtetuara. Apo se policët e rrëmbyer janë të burgosur politikë kur nuk kanë as aktakuzë të ngritur apo vendim të gjykatës të formës së prerë.

Ky është keqpërdorim flagrant i postit, për qëllime politike. Opozita nuk ka të drejtë të akuzojë qeverinë për fatin e policëve të rrëmbyer për faktin se edhe nëse ata do të ishin në pushtet nuk do të bënin asgjë më shumë. Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të pafuqishme të bëjnë diç më shumë përjashtuar këtu sigurimin e mbrojtjes ligjiore duke paguar mbrojtjen e tyre sikur edhe shpenzimet për familjarë nëse ata kanë nevojë për shpenzime që ndërlidhen me rastin.

KMDLNj –ë thërret të gjithë akterët, pozitë dhe opozitë, media dhe persona me ndikim që të përmbahen nga deklaratat e papërgjegjshme që shkaktojnë paqartësi dhe huti te familjarët dhe opinioni, duke rritur shpresat dhe duke caktuar data për lirimin e policëve të rrëmbyer. Nuk ka asnjë dyshim që qeveria e Kosovës përmes kanaleve diplomatike angazhohet që çështje e policëve të rrëmbyer të zgjidhet sa më shpejtë por se kjo nuk është në dorën e tyre.

KMDLNj –ë shpreson se policët e rrëmbyer do të lirohen shpejtë, se ata janë mirë me shëndet dhe se ndërkombëtarët e kanë në duar dinamikën e lirimit të tyre për faktin se kanë kërkuar lirim të pakushtëzuar.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i Gjenevës ka mandat t’i vizitojë rastet me ndjeshmëri të lartë dhe, në bazë të vlerësimit të tyre edhe mund t’i vizitojnë policët e rrëmbyer. Se a do të ketë kohë ta bëjnë këtë mbetet të shihet shkaku se KMDLNj –ë mendon se policët do të lirohen në ndërkohë.

KMDLNj –ë uron që kjo çështje të përfundojë sa më parë dhe se Policia e Kosovës, nga ky pësim (e nuk është pësimi i parë) do të nxjerrë mësime për të ardhmën në mënyrë që të sigurojë një mbrojtje efektive për policët që kontrollojnë kufirin me Serbinë./FolDrejt/

Tags: KMDLNjKosoveSerbi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Surroi pas deklaratave të Grenellit: E pabesueshme paaftësia e diplomacisë Trump

Lajmi tjetër

Në Zveçan, sulmohen verbalisht deputetët opozitarë nga parlamenti i Serbisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM