Kjo është diçka që nuk po përqendroheni në jetën tuaj të përditshme, por mund të krijoj probleme të shumta në shpinën tuaj, veçanërisht tek ata që rrinë kohë të gjatë ulur. Kuleta mund të ju shkaktojë dhimbje në shpinë e cila mund të përhapet edhe përgjatë këmbës deri tek gishtërinjtë.
Të qëndruarit ulur për kohë të gjatë dhe të vazhdueshme me kuleten tuaj në xhepin e pasëm mund të shkaktojë demtim të nervit i cili kalon nën një muskul të kofshes (m. piriformis) i cili pastaj shkakton sindromen piriformis, dhimbje të pjesës së poshtme të shpines dhe nervit ishiatik.
Kuleta e vendosur prapa vepron si një pykë që shkakton devijim të legenit, shtyllës kurrizore dhe trupit. Menyra më e mirë dhe më e shëndetshme është të zhvendosësh kuleten tuaj në xhepin e përparëm. Nëse nuk mund ta bëni këtë atëhere po sa te uleni largoni kuleten tuaj nga xhepi i pasëm dhe uluni drejtë.