Një avion pasagjerësh, i cili qarkullonte mes të Xhides së Arabisë saudite dhe Mashadit iranian, u detyrua të ulej për shkak të problemeve teknike.
Avioni, i cili u nis nga Xhide për në Mashhad për të marrë pasagjerë, u detyrua të ulej në aeroportin Bushehr në Iranin jugor për shkak të një mosfunksionimi teknik, ka thënë drejtori i aeroportit Kemal Dehkan Menshadi, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve TASNIM, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët iranianë theksuan se nuk kishte pasagjerë në aeroplan, i cili u desh të ulej për shkak të defektit./FolDrejt/