Nigel Winterburn beson se Cristiano Ronaldo ende mund ta ndihmojë Manchester United.
Manchester United nuk do ta ftonte Ronaldon për një sezon dhe më pas do ta largonte shpejt. Nuk do të ndodhë. Cristiano është ende shumë i dobishëm për Manchester United dhe kjo duket në statistikat e golave të tij. Mosha për të është vetëm një numër.
Ai ka shumë përvojë, ai mund të luajë një rol të rëndësishëm nëse Manchester United shkon në rrugën e rinovimit të skuadrës. Ai mund të jetë një shembull se si të punohet në stërvitje dhe ndeshje, ai mund të shpjegojë se çfarë do të thotë të fitosh dhe të humbësh. Nëse ai mund ta pranojë një rol të tillë, atëherë ndoshta do të luajë më pak.
Nuk jam i befasuar që ai ende luan për Manchester United. Kur keni dikë të këtij niveli në ekipin tuaj, duhet ta përdorni këtë lojtar dhe të zgjidhni sistemin e duhur të lojës. Besoj se ai do të gjejë një vend te Manchester United sezonin e ardhshëm. Nuk është mosha ajo që ka rëndësi, është mentaliteti, pasioni”, tha ish-mbrojtësi i Arsenalit, Paddy Power. /abcnews.al/