Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar forcat ukrainase se kanë goditur një spital në rajonin lindor të Luhanskut, duke lënë 14 të vdekur dhe duke plagosur 24 të tjerë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ministria tha në një deklaratë se të shtunën në mëngjes në qytetin Novoaidar, “forcat e armatosura ukrainase sulmuan qëllimisht ndërtesën e një spitali” me një sistem raketash HIMARS të prodhuar nga ShBA.
Ministria shtoi se 14 persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën në mesin e “pacientëve të spitalit dhe personelit mjekësor”. /FolDrejt/