Sipas gazetës ukrainase Pravda, kjo do të ishte hera e parë që nuk do të mbahet parada e 9 majit në Luhansk dhe Donetsk që nga viti 2014, kur ato territore u pushtuan nga Rusia.
Zyrtarët ukrainas thanë dje se forcat ruse po përgatiteshin për një paradë ushtarake në qytetin e Mariupol. Në një deklaratë në Telegram, shërbimi i inteligjencës i Ukrainës tha se Kiryenko kishte mbërritur në Mariupol për t’u përgatitur për paradën.