Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjeve të Detit të Zi sapo të përmbushet pjesa ruse e marrëveshjes së grurit, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton TASS, transmeton Fol Drejt.
“Marrëveshja e grurit u ndal. Sapo të përmbushet pjesa ruse, pala ruse do të kthehet menjëherë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje,” tha Peskov.
Marrëveshjet e Detit të Zi në fakt pushojnë së qeni efektive sot sepse pjesa që ka të bëjë me Rusinë nuk është përmbushur deri më tani, shtoi ai./FolDrejt/