Kremlini tha se shpreson se “njerëz më profesionistë” do të vijnë në pushtet në Britani, shkruan Telegraph, transmeton Fol Drejt.
“Ne dëshirojmë të shpresojmë që një ditë në Britaninë e Madhe të vijnë në pushtet më shumë njerëz profesionistë që mund të marrin vendime përmes dialogut. Por për momentin ka pak shpresë për këtë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putinit,
“Ai me të vërtetë nuk na pëlqen neve. Dhe as ne nuk e duam atë”, shtoi ai.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë kanë qenë në kaos prej vitesh, por u shkatërruan plotësisht pasi Putini pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Ndërkohë, në Ukrainë, një këshilltar i Volodymyr Zelenskyt ka lavdëruar Boris Johnson për qëndrimin kundër “të keqes ruse”, në reagimin e parë zyrtar ukrainas ndaj dorëheqjes së tij të enjten.
“Të jesh lider do të thotë ta quash Rusinë të keqe dhe të marrësh përgjegjësinë në momentet më kritike. Të jesh lider do të thotë të jesh i pari që vjen në Kiev, pavarësisht sulmeve me raketa”, shkroi Mikhailo Podolyak në Tëitter.
Johnson ka qenë një nga mbështetësit më të hapur të Ukrainës në mesin e liderëve të huaj, duke vizituar presidentin Volodomyr Zelensky në Kiev dy herë që nga fillimi i luftës
Qeveria e tij ishte një nga të parat që dërgoi ndihma në Ukrainë.
Raketat antitank NLAW që Britania ofroi për Ukrainën janë vlerësuar gjerësisht se kanë ndihmuar në mposhtjen e sulmit rus ndaj Kievit në muajt shkurt dhe mars.
Johnson ka fituar një popullaritet të gjerë në Ukrainë, ku ushtarët në postblloqe shpesh përshëndesin me fjalë lavdëruese për kryeministrin./FolDrejt/