“Pretendime të tilla janë krejtësisht të pabaza dhe të pabazuara”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, siç raportohet nga Reuters.
Sandu akuzoi dje Rusinë se planifikon të përdorë diversantë të huaj për të rrëzuar qeverinë moldave dhe për të penguar aspiratat e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Në konferencën për shtyp në Kishinau, Sandu deklaroi se në këto plane janë përfshirë edhe qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar pretendimet e presidentit të Moldavisë dhe ka kërkuar që autoritetet e atij vendi t’i japin urgjentisht të gjitha informacionet që kanë.
Gjithashtu, një grup prej 12 tifozësh të Partizanit u ndaluan në aeroportin e Kishinevit, pasi nuk u lejuan të hynin në Moldavi. Një pjesë e tifozëve janë kthyer në Serbi.
Një javë përpara se Sandu të dilte publike me pretendimet e saj konspirative, presidenti i Ukrainës fqinje, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij kishte mësuar për planet e shërbimeve sekrete ruse për të shkatërruar Moldavinë dhe informacioni u konfirmua nga zyrtarë të inteligjencës moldave./FolDrejt/