29 gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave mediatike britanike, si BBC, Sky News, Guardian dhe Times, janë ndaluar të hyjnë në Rusi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Moska ka ndaluar hyrjen në Rusi të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të mediave dhe personaliteteve britanike nga industria e mbrojtjes, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
Moska e quan këtë veprim një përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore, por edhe një përgjigje ndaj presionit ndaj mediave shtetërore ruse jashtë vendit./FolDrejt/